Tetë zyrtarë shtetërorë do të përballen me drejtësinë si të pandehur për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin. Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj tetë zyrtarëve dhe dhjetë qytetarëve për përfshirje në aferën ‘Subvencionet V’.

Të pandehurit ngarkohen për veprat penale keqpërdorim i pozitës, marrja dhe dhënia e ryshfetit, mashtrimi me subvencione, si dhe ushtrimi i ndikimit.

Katër nga të pandehurit janë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, dy zyrtarë nga Regjioni i Gjilanit në kuadër të AZHB-së, një zyrtar në Komunën e Kllokotit, një zyrtar në Komunën e Vitisë dhe dhjetë të pandehur të tjerë qytetarë, shkruajnë mediat e Kosovës.

Prokuroria Speciale ka propozuar që të dyshuarve t’u konfiskohet pasuria e fituar me kryerjen e veprave penale nga të akuzuarit që kap vlerën 184,000.00€.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb