Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep lajmin e mirë se shteti i Katarit ka ndihmuar Shqipërinë me 10 tonë materiale mbrojtëse, në këtë kohë të vështirë të koronavirusit.

Manastirliu i shpreh mirënjohje Katarit për këtë ndihmë të madhe, ndërsa publikon në “Facebook” fotot e mbërritjes së ndihmave në aeroportin “Nënë Tereza”.

“Një tjetër gjest solidariteti nga shteti i Katarit për vendin tonë. ✅ 10 ton materiale të mbrojtjes personale, maska, mbrojtëse për fytyrën, syze dhe veshje speciale kanë mbërritur sot në aeroportin “Nënë Tereza”, në ndihmë të mjekëve në vijën e parë, për përballimin e #COVID19. Mirënjohje shtetit të Katarit për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë në ditë të vështira?? ????”, shkruan Manastirliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb