Dy ditë pas grabitjes me dhunë në banesën e një të moshuari në Memaliaj, policia ka arrestuar 3 autorë të dyshuar për ngjarjen, ndërsa ka shpallur në kërkim personin e katërt. Ngjarja ndodhi në Memaliaj, në banesën e shtetasit me Hiqmet Ramadani, ku grabitësit morën 12 milionë lekë.

Siç raportoi edhe dje “BalkanWeb” autorët pasi hynë në banesë, të maskuar dhe të armatosur dhunuan të moshuarin dhe i morën atij shumën e lekëve. Ky i fundit përfundoi e plagë në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

Në kuadër të operacionit ‘Etalon’ u arrestuan shtetasit me inicialet: E. A., 23 vjeç, A. R., 22 vjeç dhe F. R., 28 vjeç, banues në Durrës, si dhe u shpall në kërkim 1 shtetas tjetër dhe vijon puna për kapjen e tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet, një pjesë e lekëve të vjedhura dhe 4 celularë. Gjithashtu, në automjet u gjetën dhe u sekuestruan dy doza me lëndë narkotike kokainë.

Ky grup, me pseudonimin “Etalon”, dyshohet se ka kryer dhe një sërë vjedhjesh të tjera në qarqe të ndryshme, për të cilat vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb