MAT- Një person ka rënë në pranga, pasi akuzohet se bleu një telefon me lekë false. Burime nga policia e Dibrës bënë me dije se Eliasaf Marqeshi, 35 vjeç, banues në lagjen Partizani të Matit akuzohet se i ka blerë shtetasit me inicialet A.R, banues në Fushë-Krujë një telefon tip “Iphone” me vlerë 450 euro, të dyshuara si kartëmonedha false. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

-Një aparat celular tip “Iphone”
-9(nëntë) kartmonedha me prerje 50 euroshe.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale të “Falsifikimi i kartëmonedhave”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: