FIER

Maturantët e Fierit duket se janë bindur nga vendimi i komunikuar nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi për uljen e kufirit minimal të çdo note për testin e Matematikës.

Pasi hynë brenda DAR në Fier dhe kanë kominikuar më një përfaqësues të institucionit, maturantët kanë ndalur protestën. Ata gjithashtu janë tërhequr nga vendimi për të bojkotuar ditën e nesërme provimin me zgjedhje.

‘’Shpresojmë mos jenë fjalë të kota, të gjendet zgjidhje’’- thanë maturantët pasi mbyllën protestën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb