Deputeti i parlamentit shqiptar Lefter Maliqi duke folur në parlament, deklaroi se maxhoranca e ka mendjen të vjedhë, edhe në kohë pandemie.

Maliqi theksoi se parlamenti i Shqipërisë mblidhet nga interesat e shumicës e jo nga ato të popullit shqiptar.

Ndërsa, deputeti tjetër Enver Roshi tha se duhen marrë masa të atilla, që koronavirusi të mos transmetohet në shumë njerëz.

Lefter Maliqi: Opozita jashtë-parlamentare thotë se duhen teste masive. Maxhoranca nuk e ka mendjen tek populli, por tek pazaret e tyre. Këta nuk duan të ngrejnë Gjykatën Kushtetuese.

Kjo sepse këta vodhën votat, manipuluan votat, këta kanë frikë nga zgjedhjet e ndershme. Ky parlament mblidhen vetëm për interesat e shumicës.

Enver Roshi: Duhet të bëjmë kujdes me masat ndaj Covid-19. Hyrje-daljet në Krujë duhet që të ndalen.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb