Deputetja e PD, Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat, tha se mazhoranca votoi kundër një komisioni të posaçëm për investimet strategjike.

Ajo tha se qeveria i druhet një hetimi të zhvilluar në komision, njëjtë si në atë të inceneratorëve. Tabaku inkurajoi gjithashtu edhe SPAK-un që të hetojë në të gjithë format.

“Përballë të gjithë informacioneve publike, nevojës për transparencë, konferenca e kryetarëve votoi kundër nga kërkesa e opozitë për një komision të posaçëm transparence në investimet strategjike. E kuptoj që nuk është dëshira e qeverisë që të jetë përballë duke dhënë informacione se çka ndodhur me zbatimin e këtij ligji. Ky ligj përveç që është shtyrë në mënyrë sistematike, mendoj që ky ligj duhet të ishte objekti kryesor i diskutimit në parlament. Vota kundër më ngjan me atë kundër për komisionin e inceneraotëve. Unë kam bërë kërkesa për të parë se kush janë përfituesit e këtij ligji. Është bërë si ligji i ndarjes së favoreve të qeverisë.

E ndërkohë që duhet të vinte të jepte llogari edhe për aferën e incereatorëve, Rama vazhdon me shfaqjen e radhës. Ajo mund të jepej edhe në përgatitje, shihet edhe si një formë kërcënimi dhe presioni ndaj SPAK-ut. Unë inkurajoj SPAK-un që të tregojë guxim dhe të hetojë korrupsionin e hapur. Të hetojë masakrën zgjedhore. Unë besoj se këto shfaqje dhe krekosjet si gjeli ndaj plehut të inceneratorëve nuk i shërbejnë askujt. Qytetarët duan transparencë, e kjo jepet duke bërë të mundur që parlamenti të funksionojë siç duhet. Unë besoj se hapësira e opozitës në këtë parlament është duke u ngushtuar. Opozita nuk ka pushet, nuk kërcënon, por inkurajojmë. PD do të vazhdojë përpjekjen për ngritjen e këtij komisioni, për të treguar fakte dhe shifra”, tha Tabaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb