U mbajt sot në qytetin e Sarandës Konferenca e IV Mbarëkombëtare e Arkivistikës. Aktiviteti që tërheq vëmendjen e historianëve e studiuesve nga i gjithë rajoni, u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave së bashku me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe me mbështetjen e Fakultetit të Tiranës, Filiali Sarandë.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Drejtori i Përghitjshëm i Arkivave dr. Ardit Bido, Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës z. Bedri Zyberaj, Kryetari i Bashkisë Sarandë z. Adrian Gurma, Prefekti i Qarkut Vlorë z. Flamur Mamaj, si dhe Arkivistë të Institucioneve të qytetit Sarandë.

Qëllimi i kësaj Konference është për të prezantuar e parë më afër zhvillimin në fushën a arkivistikës, për të shkëmbyer ide e përvoja, për ruajtje cilësore të dokumenteve e materialeve të tjera arkivore që mbeten dëshmia më e madhe e së kaluarës, çelës për të kuptuar të tashmen, por pse jo edhe të ardhmen.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për të respektuar maksimalisht protokollet e vendosura për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 konferenca ishte ndarë në 5 tryeza duke iu referuar temave që do të kumtoheshin, si:

“E drejta e informimit, të drejtat e njeriut, shfrytëzimi i arkivave.” “Zhvillime teknologjike, shërbimi i arkivave të digjitalizuara.”  “Inspektimi dhe trajnimet, puna e arkivistit.”  “Historia përmes arkivave. “Probleme të punës arkivore.”

Krahas konferencës, u prezantua edhe ekspozita me fotografi nga konferenca të kryera ndër vite si edhe nga botimet e DPA-së, “Buletini metodik” dhe “Arkivat Shqiptare” të cilat janë pjesë e fondit të Bibliotekës së DPA-së.

Konferenca e IV Mbarëkombëtare është traditë që vazhdon mbas tre të parave të mbajtura në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb