Edicioni i 13 i panairit Work&Study u ndal këtë të enjte në qytetin e Durrësit. Me qindra të rinj, kryesisht maturantë, vizituan panairin ku universitetet publike dhe private të vendit i njohën ata me programet e studimit dhe kurrikulat mësimore. Universiteti jopublik Luarasi ishte i pranishëm në panair duke tërhequr vëmendjen e të rinjve durrsakë.

Rektori i universitetit Ethem Ruka se në shumë qytete të vendit, interesi i të rinjve për universitetin Luarasi ka qenë i madh. Petrit Bara, dekani i fakultetit të Shkencave Mjekësore tha se degët e reja janë pritur shumë mirë nga të rinjtë.

Luarasi është një prej universiteteve më serioze dhe më të besueshme nga të rinjtë dhe lider në lëshimin e diplomave që kanë besueshmëri të lartë publike, ndërsa numri i studentëve është rritur me 280% gjatë viteve të fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb