Aktori Bujar Asqeriu, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, ka cituar Nolin, me shprehjen e famshme “mbahu nënë mos kij frikë, se ke djemtë në Amerikë”, për të paraqitur mbështetjen e tij për SHBA-të.

Asqeriu thekson se mbështet Amerikën, sepse ajo po iu tund këmborën politikanëve shqiptarë. Ai shton se njerëzit në Shqipëri janë zhgënjyer nga politika.

“Njerëzit në Shqipëri janë të zhgënjyer me politikanët dhe vegjetojnë pa fund. Shumë të rinj e të reja ikin çdo vit. Vijnë këtu të bëjnë biznes e prapë nuk ia dalin. Në Shqipëri s’ka rregulla loje.  Prandaj, ekonomia është në dorën e pesë vetëve. Zgjedhjet janë jetike. Pjesa gri po thellohet. Pjesëmarrje në zgjedhje është e ulët, ty s’të voton as gjysma e popullsisë, ty nuk të do as 50 për qind e popullatës.

Politikanët të mos shohin thasët me euro, por të shohin hallet e njerëzve. Pushtetari duhet të jetë shërbestar. Ka dhe raste kur deputeti nga rroga t’ia japë lekët atij që nuk ka bukë, jo merr mandatin e në drejtim të paditur. Unë kam besim vetëm tek SHBA, që po iu tund këmborën dhe po iu tregon vendin. Më kujtohet vargjet e Nolit, mbahu nënë mos kij frikë se ke djemtë në Amerikë”, tha Asqeriu.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: