Psikologu Edmond Dragoti, foli në ‘News24’ për vrasjen e 8-vjeçarit që tronditi vendin mbrëmjen e të martës.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi se njerëzit me çrregullime mendore sillen në mënyrë bipolare.

I ndalur tek vrasja makabre e të miturit nga fqinji i tij , Dragoti tha se autori mund të jetë një pedofil i mundshëm, duke analizuar edhe të kaluarën problematike të 38-vjeçarit.

“Për mua është një abuzues, mendoj se mund të jetë edhe një pedofil i mundshëm. Krimi i tij është i një niveli të lartë. Ai është edhe një person i rrezikshëm edhe në nivelin e edukimit. Jeton i vetëm, i braktisur nga familja nga të gjithë këta persona që mund të ishin përgjegjës për të. Ai është një potencial rreziku në çdo kohë edhe në periudha të qeta edhe në periudha krize. Ai duhet të ishte monitoruar , duhej vëzhguar sepse vazhdimisht ka mbajtur në terror fshatin. Mbante thikë në dorë, kërcënonte gratë, pra ka qenë i rrezikshëm në çdo kohë. Ndaj strukturat përgjegjëse duke filluar nga ato vendore, duhet të bashkëpunonin , strukturat policore duhet të ishin më të ndjeshme. Strukturat e mbrojtjes sociale po ashtu duhet të jenë bashkëpunuese me komunitetin. Duhet të jesh i aftë të përballosh dhe të parandalosh situatat”, tha psikologu.

Ai gjithashtu u shpreh se spitalet psikiatrike ligjore janë të domosdoshme për të mos pasur më raste të tilla të rënda në vend.

Po ashtu theksoi se strukturat mbrojtëse sociale, pushteti vendor, shoqëria si edhe policia duhet të bashkëpunojnë për të identifikuar dhe trajtuar.

“Unë shpresoj që fshatrat e qyteteve tona të mos kenë më raste të tilla. Edhe shoqëria, strukturat e tjera, mbrojtja sociale, pushteti vendor, policia nuk duhet ta neglizhojnë një sjellje problemore mendore të një individi. Por theksoj që trajnimet janë të domosdoshme. Janë të domosdoshme spitalet psikiatri ligjore. sepse i izolon personat me precedent penal dhe problem të shëndetit mendor dhe nuk i jep mundësinë për të kryer krime, nuk e çon atë në komunitet. Shpesh edhe fshati vetë, apo lagja i njehe persona të tillë , por ngaqë jeton çdo ditë me ta familjarizohet, por këto raste duhet të referohen…”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb