Kylian Mbappe është gjithnjë e më larg Paris Saint-Germain. Sulmuesi francez, i cili realizoi 3 gola kundër Montpellier-it, mund të qëndrojë në stol në ndeshjen kundër Marseille të planifikuar për nesër në mbrëmje.

“Duhet të kem një vizion të përgjithshëm dhe duhet të marr vendime. Do ta bëj në bazë të asaj që mendoj se është më e mira për të gjithë. Do të ketë njerëz që nuk do të pajtohen, por ne duam të jemi konkurrues. Duhet të shohim se çfarë është më e mira për ekipin. Duhet të fitojmë çdo ndeshje” – Tha trajneri i kampionëve të Francës, Luis Enrique.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: