Kylian Mbappé nuk do të rinovojë me Paris Saint-Germain “as për të gjithë arin në botë”. Me këto fjalë gazeta prestigjoze spanjolle AS shkruan e sigurtë se sulmuesi francez do të largohet te Real Madrid.

Pak ditë më parë ishte Le Parisien që botonte kryeartikullin Mbappe drejt rinovimit, por për spanjollët gjërat janë ndryshe. Media Iberike, duke iu referuar një burimi pranë familjes Mbappe, shkruan gjithashtu se në këtë çështje vetëm paratë nuk kanë të bëjnë.

Megjithatë, Real Madrid duhet të presë 30 qershorin e vitit të ardhshëm për të marrë zyrtarisht yllin francez. Gjithsesi, duket se PSG nuk do të qëndrojë duarkryq.

Deri në janar do të përpiqet me të gjitha mënyrat për të bindur Mbappe për të qëndruar dhe rinovuar me parametra shumë të përmirësuara financiarë, duke e bërë më të paguarin në botë.

Nëse sulmuesi francez refuzon, PSG ka gati planin B, duke blerë Erling Haaland. Drejtuesit parizienë do të ishin të gatshëm t’i garantonin norvegjezit një kontratë dyvjeçare, me opsion edhe një vit tjetër, me një pagë prej afro 40 milionë euro. Epiqendra e merkatos sërish mbetet PSG.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb