Paris SG mund të jetë I qetë për momentin, porn ë fund të sezonit rrezikon të humbasë Kylian Mbappe. Për të shtuar dyshimet mbi të ardhmen dhe për të ndezur merkaton ka menduar vetë sulmuesi francez. Në një intervistë për BBC, ai ka lënë të hapur mundësinë e transferimit te një tjetër skuadër duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Mbappe Je Veux Regner Avec La France Sur L Europe Et Le Monde Scaled
Mbappe Je Veux Regner Avec La France Sur L Europe Et Le Monde Scaled

“Nuk është ky momenti për të folur për të ardhmen. Tani jam i fokusuar vetëm te Paris SG. Duhet të qëndroj i qetë dhe ipërqëndruar tek e tashmja. Në fund të sezonit do të shohim”, ka thënë Mbappe, duke I dhënë më shumë zë parashikimeve që e shohin atë te Real Madrid. “Los Blancos” nuk e kanë fshehur asnjëherë interesimin për talentin francez, ndërsa Zinedine Zidane nuk humbet asnjë mundësi për t’I thurur atij elozhe. Transferimi në Madrid është një opsion që josh edhe vetë fubollistin.

Kylian Mbappe Psg 2019 20 Skzck92kcgb61kpm9kqxu82iy 1920x1080
Kylian Mbappe Psg 2019 20 Skzck92kcgb61kpm9kqxu82iy 1920×1080

Kjo konfirmohet edhe nga vendimi i tij për të mos e rinovuar kontratën. Klubi parizien ka tentuar disa herë të bindë Mbappe, por sulmuesi ka shtyrë të gjitha ofertat. Dyshimet për të ardhmen e atij që konsiderohet si talenti më i madh i futbollit botëror ekzistonin edhe më parë, por pas fjalëve të vetë futbollistit, Real Madrid në krye dhe klubet e tjerë të pasur si ai duhet të bëhen gati për të nisur ankandin.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb