Kreu i KED, Ardian Dvorani i kërkon KLGJ më shumë kohë për të dhënë mendim për mbarimin e mandatit të tij në Gjykatën e Lartë.

Presidenti Ilir Meta vuri në dijeni KLGJ dhe Gjykatën e Lartë se Dvoranit i ka mbaruar mandati dhe s’mund të jetë më as anëtar i Gjykatës së Lartë dhe as kreu i KED.

Meta më parë ka kallëzuar në SPAK Ardian Dvoranin për çështjen e Gjykatës Kushtetuese. Dvoranit i ka mbaruar mandati në GJL prej 2014 por prej mungesës së gjyqtarëve ka qenë anëtar njëkohësisht dhe kryetar i KED.

Por tashmë Gjykata e Lartë ka filluar punë me numër minimal gjyqtarësh teksa nuk ka ende një vendim nga KLGJ për këtë çështje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb