Ka mbërritur në Shqipëri trupi i pajetë i mjekut shqiptar, Drini Dobi, i cili humbi tragjikisht jetën nga koronavirusi, pas një beteje të gjatë në spital.

Trupi i pajetë i mjekut Dobi sapo ka mbërritur në Rinas, ku është pritur me karafila të bardhë dhe duartrokitje zemre nga dhjetëra miq, kolegë e studentë. Ai ndërroi jetë në një spital të Italisë, ku ndodhej për t’u kuruar për virusin e rëndë.

Për kurimin e tij duheshin rreth 50 mijë euro, ndaj dhe u zhvillua një fushatë për mbledhjen e fondeve nga kolegët brenda e jashtë vendit, si dhe nga familjarët.

Sensibilizimi mori përmasa të mëdha, ku u hap edhe një llogari bankare, por fatkeqësisht mjeku nuk arriti të mbijetonte. Nga ana tjetër, ishte dhe qeveria shqiptare që njoftoi se do të mbulonte të gjitha shpenzimet për kurimin e mjekut, deri në shërimin e tij të plotë.

Drini Dobi ishte mjek neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb