Letonia njofton se do të përforcojë ushtrinë ukrainase me automjete shtesë të blinduara zbuluese.
Ministria e Mbrojtjes në Riga bëri ta qartë se vendi mbështet Ukrainën kundër agresionit rus.
“Ne mbështesim luftën e Ukrainës kundër agresionit rus dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, theksoi Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Spruds.
Gjithashtu shtoi se dorëzimi i këtyre automjeteve ushtarake nuk dëmton aftësinë operacionale të forcave të armatosura letoneze.
