“Udhëheqja politike e Federatës Ruse po planifikon operacione të reja ofensive dhe zgjerimin e mobilizimit”, kështu deklaroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke iu referuar të dhënave nga shërbimi i Inteligjencës Ushtarake Ukrainase.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Zelensky tha se e mori këtë informacion pas raportit të Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, që u paraqit nga Oleh Ivashchenko.

“Ne kemi dokumente konkrete nga Shtabi i Përgjithshëm Rus që konfirmojnë se vetë pushtuesit pranojnë paaftësinë e tyre për të përmbushur detyrat e vendosura nga udhëheqja politike. Forcat Mbrojtëse të Ukrainës po shkatërrojnë potencialin ofensiv të ushtrisë ruse, me humbjet e pakthyeshme të pushtuesve që arrijnë në rreth 60 përqind të humbjeve totale”, tha Zelensky, raportojnë mediat e huaja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb