Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me sipërmarrësit e rinj, foli për programin e PL për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.

Përmes një postimi në Facebook, Meta tha se raporti i PL-së me sipërmarrësit e rinj do të jetë i pandryshueshëm dhe se do garantojnë paga dinjitoze  për të rinjtë.

“Ky do të jetë raporti ynë i pandryshueshëm me sipërmarrësit e rinj, në mënyrë që të zhvillojmë ekonominë dhe të garantojmë paga dinjitoze për të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë”, ka shkruar Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: