Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë në Xarrë, ku u gjet një kokë e groposur. Nga hetimet paraprake, ka dyshime se mbetja njerëzore mund të jetë e një prej personave të zhdukur në prill të këtij viti, Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhorit.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se koka është gjetur afër xhamisë, tek varrezat monumentale të çameve.

Prej mbrëmjes së djeshme në Sarandë kanë mbërritur dhe familjaret e Fatmir Sulovarit. Policia ka rrethuar zonën ne perimetër të gjerë dhe po vijon kërkimet, ndërkohë që në vendngjarje ka prani të madhe të forcave policore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb