Ditën e sotme në vendin tonë, kanë mbërritur edhe 267 ushtarë amerikanë, të cilët do të bashkohen në stërvitjen “Defender Europe 21”.

Për të pritur këtë delegacion ushtarësh, në Aeroportin e Rinasit, i pranishëm ishte dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj. Ky i fundit, e cilësoi stërvitjen dhe të gjithë evenimentin në tërësi, si një ngjarje historike.

“Është një stërvitje historike një stërvitje që për herë të parë ndodh në Shqipëri sot pritëm 267 trupa amerikanë të cilët janë pjesë e kësaj stërvitje të madhe.

Është një stërvitje komplekse që përfshin në fushën ajrore, tokësore dhe detare. Sot pjesë e ekipit të forcës tokësore që do të bëhet në Bizë është edhe pjesa e ushtarëve që mbërritën sot që do të zhvillohet në Bizë. Është një ngjarje historike, jo vetëm për ushtrinë por edhe për vendin tone”, tha Begaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb