Sipas njoftimit zyrtar të “Air India”, në fluturimin tragjik AI171 ndodheshin pasagjerë të disa kombësive. Avioni u rrëzua pak pasi u ngrit nga aeroporti i Ahmedabadit duke përfunduar në një zonë të banuar. Me 242 pasgjerë në bord avioni shpërtheu në flakë sapo preku objektet në tokë. Ai ishte nisur drejt aeroportit të Londrës, Gatëick, një udhëtim i gjatë por që u ndërpre vetëm disa sekonda pas nisjes.

Në bordin e avionit të tragjedisë ishin:

  • 169 shtetas indianë
  • 53 shtetas britanikë
  • 7 shtetas portugezë
  • 1 shtetas kanadez

Aksidenti ndodhi pak minuta pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel, në qytetin Ahmedabad, në shtetin perëndimor të Gujaratit. Avioni u rrëzua papritur dhe shpërtheu në flakë në një zonë të banuar pranë aeroportit.

Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për numrin e viktimave apo të mbijetuarve, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në vendngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb