Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se duke marrë shkas nga kapacitetet e 4 spitaleve COVID në kryeqytet, sot do të hapen dy të tjerë në Durrës dhe në Shkodër.

“Dje kemi arritur më shumë se 500 të shtruar në 4 spitalet COVID. Do aktivizojmë nga sot, spitalet rajonale. nisim me Durrësin e Shkodrën. Dhe më tej me Vlorën, Korçën dhe Elbasanin. Më pas vijojmë në skenarët e tjerë.”, tha ministrja.

Nga Kuvendi i Shqipërisë ka bërë me dije se ditën e sotme vijnë mbi 7 mijë dozat e tjera nga kontrata me Pfizer, duke siguruar intensifikimin e procesit të vaksninimit. “7020 doza do të vijnë sot nga kontrata me Pfizer. Është e treta e një serie furnizimesh. Sepse ne do të vazhdojmë të lëvizim çdo gurë, për të siguruar vaksinimin e qytetarëve. Do të vijojmë me Covaxin me dozat e Astra Zeneca, që pritet të vijnë me vijimin e procedurave të COVAX, si dhe me shtetet partnere, për të siguruar më shumë doza vaksine”, tha Manastirliu.

“Kemi arritur në fakt në mbi 500 të shtruar në spitalet Covid në Tiranë, rastet edhe te moshat e reja kanë pësuar rritje, kemi rritje të pacienteve në reaminacione. Aktivizojmë nga sot skenarin e parë të spitaleve rajonale, duke filluar më spitalet rajonale të Durrësin e Shkodrës, e më tej me Korçën, Vlorën dhe Elbasanin. Nëse do të ketë ngarkesa në spitale, do të vijojmë me skenarët e dytë dhe të tretë, në kapacitete të plota të spitaleve rajonale”, -deklaroi Manastirliu.

Duke shigjetuar opozitën për zgjidhje çudibërëse, Manastirliu tha: “Zotimet e kujt nuk kanë respekt për peshën e fjalës që thonë se vaksinat do i sigurojnë në mbledhjet e partive simotra, kujt i drejton gishtin kolegëve kur vetë nuk denjon t’i jap një dorë në këtë kohë sfiduese, nuk janë zgjidhja. Zgjidhjen do ta gjemë siç kemi bërë deri më sot, bashkë”, -deklaroi Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë ka apeluar nga foltorja e Kuvendit për zbatimin me përpikëri të rregullave anti-COVID.

“Shtimi i infektimeve mbetet një kambanë alarmi. Nuk mund të rrezikojmë më familjarë nga mungesa e kujdesit dhe vigjilencës dhe të vendosim në vështirësi sistemin tonë shëndetësor”, -tha Manastirliu.
Duke theksuar se askujt nuk do t’i mungojë trajtimi në spitale dhe trajtimi ambulator nga mjeku i familjes, Manastirliu the se po vijohet intesivisht edhe me testimin në pikat e testimit komunitar, duke realizuar deri tani mbi 90 mijë teste të shpejta, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.
Ministrja e Shëndetësisë tha se efektet e pandemisë kanë qenë të drejtëpërdrejta edhe në shëndetin mendor, ku janë ofruar mbi 46 mijë seanca këshillimore për problematikat e shëndetit mendor nga Marsi, deri në këtë periudhë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb