Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë mëngjesin e sotëm.

Kreu i shtetit ka shprehur ngushëllime për humbjen e mbi 1500 jetëve, në Turqi dhe Siri, ndërsa tha se autoritetet janë në këmbë për të bërë maksimumin dhe për të shpëtuar njerëzit që kanë mbetur ende nën rrënoja.

“Ekipet tona të kërkim-shpëtimit u dërguan menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti. Ministria jonë e Brendshme dhe Shëndetësisë, AFAD, Guvernatorët dhe të gjitha institucionet e tjera e nisën punën me shpejtësi. Shpresojmë që këtë fatkeqësi që po përjetojmë së bashku ta kapërcejmë sa më shpejt dhe me sa më pak dëme dhe të vazhdojmë punën tonë”, deklaron ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: