Më shumë se gjashtë muaj që nga fillimi i luftës në Ukrainë , Elon Musk ka “paraqitur” planin e tij të paqes për t’i dhënë fund konfliktit duke u kërkuar miliona ndjekësve të tij në Twitter të votojnë në një sondazh të vogël.

Plani përbëhet nga katër pika, por përshtatet në 280 karakteret e një postimi në Twitter. Fillimisht, Elon Musk propozon që zgjedhjet të mbahen sërish në territoret e aneksuara nga Rusia. Megjithatë, forcat e Moskës duhet të tërhiqen nëse “ky është vullneti i popullit”.

Krimea, megjithatë, do të bëhet pjesë e Rusisë “siç ishte që nga viti 1783 (deri në gabimin e bërë nga Hrushovi)”. Pika e tretë thotë se duhet të sigurohet furnizimi me ujë i Krimesë dhe së fundi, në pikën e katërt, Ukraina duhet të qëndrojë neutrale .

A jeni dakord apo jo, pyet Musk ndjekësit e tij, duke ngritur një sondazh të vogël në Twitter.

Musk vlerëson se “ka shumë gjasa që ky të jetë përfundimisht rezultati i luftës” dhe shton se pyetja është “se sa do të vdesin deri atëherë”.

Dhe në një postim të tretë, Musk e konsideron rezultatin më pak të mundshëm të konfliktit ruso-ukrainas si luftë bërthamore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: