Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot online për të vendosur lidhur me disa çështje, propozime apo rregullore.

Në njoftimin zyrtar në faqen e KLP, thuhet se i është dërguar një propozim për miratim Kuvendit, lidhur më disa rregullime ligjore të domosdoshme që kanë të bëjnë për statusin e anëtarëve të këtij Këshilli pas përfundimit të mandatit.

Po ashtu një tjetër çështje e rëndësishme është Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Eurojust, dhe emërimi i një prokurori shqiptar ndërlidhës që do të përfaqësojë Shqipërinë me qëllim forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Po ashtu disa anëtarë propozuan që pjesë e kësaj marrëveshje të jetë edhe SPAK-u. Kurse të tjerat, kishin të bënin me kriteret për transferimet e përkohshme të prokurorëve dhe ngritjet në detyrë brenda institucioneve të drejtësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb