Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh këtë të hënë, ku vendosi masat e reja anti-COVID.

Ata vendosën ndryshimin e orës policore, nga 00:00 në 06:00 në 23:00 deri në 06:00.

Gjithashtu u vendos e detyrueshme vaksinimi për mësuesit, studentët dhe mjekët.

Sakaq, zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se ka një shtim të numrit të fëmijëve në spitale, por shtoi se nuk kanë paraqitur simptoma të rënda.

Gjithashtu Rakacolli nënvizoi se krahasuar me dimrin e kaluar, rezultatet dhe të gjitha indikacionet e deritanishme tregojnë që situata është më e normalizuar.

“Ka një shtim të numrit të rasteve të fëmijëve. Fëmijët nuk janë rëndë, janë 8 fëmijë që po marrim trajtim spitalor. Ata kanë një trajtim më të lehtë se sa në dimrin e kaluar. Nuk vihen re komplikacione nga COVID-19 siç janë vënë re më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb