Ministri i jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka komentuar ditën e dytë të mbledhjes në NATO me homologët e tij të vendeve anëtare.
Cakaj thotë se veçanërisht ditën e dytë u diskutuan marrëdhëniet me Kinën dhe siguria në Detin e Zi.
Ministri thekson se mbledhja dyditore në NATO ishte e vyer për një mbështetje shtesë projektit të rritjes së kapaciteteve vepruese dhe forcimit të unitetit të brendshëm.
STATUSI NGA GENT CAKAJ
Sapo përfundoi edhe dita e dytë e mbledhjes virtuale të Ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s.
Biseduam veçanërisht për sfidat e marrëdhënieve me Kinën dhe situatën e sigurisë në Detin e Zi.
Kjo mbledhje dy ditore e Ministrave të Jashtëm të NATO-s ishte jashtëzakonisht e vyer edhe për t’i dhënë një mbështetje shtesë projektit të rritjes së kapaciteteve vepruese dhe forcimit të unitetit të brendshëm brenda Aleancës – NATO 2030.
Krenar me Shqipërinë! 🇦🇱
(BalkanWeb)