Sot fillojnë punën komisionet e përhershme parlamentare. Nga ora 10:30 deri në 13:30 do të mblidhen Komisionet e Ligjeve, Shëndetësisë, Sigurisë dhe i Jashtëm.

Kuvendi ka njoftuar se disa prej tyre do të zhvillohen online, por deputetët e PD që janë anëtarë të këtyre komisioneve do të jenë të pranishëm fizikisht në sallat e kryesisë së Kuvendit.

Propozimi për të mbajtur mbledhjen online ka qenë fillimisht i zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, më pas ka qenë mazhoranca që ishte pro propozimit dhe ky vendim u miratua më pas në Konferencën e Kryetarëve.

PD është kundër duke propozuar që komisionet të jenë patjetër me prezencë fizike, edhe me numër të reduktuar anëtarësh ose me certifikatë vaksinimi apo test Covid-19.

 

NJOFTIMI NGA PD

Sot, mblidhen disa komisione parlamentare. Deputetet e PD kane kerkuar pjesemarrjen fizike ne komisione dhe, ne  zbatim te nenit a5 te rregullores, do te jene te pranishem fizikisht ne sallat e komisioneve ne kryesine e Kuvendit.

Komisioni i Ligjeve, ora 10.30

Komisioni i Shëndetësisë, ora:11.00

Komisioni i Sigurisë, ora 11:30

Komisioni i Jashtem, ora:13.30

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb