Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është mbledhur sërish këtë të premte.

Gjatë fjalës së tij, eksperti i hetimit Erind Merkuri tha se presidenti duhet të jetë mbi palët dhe sjellja e tij nuk duhet të jetë e anshme.

“Sa i takon faktit për lirinë e shprehjes, në këtë rast ka probleme me këto procedura. Janë të ndryshme në vende të ndryshme. Janë procedura parlamentare, dhe nuk përfshihen organet gjyqësore në disa raste.
Presidenti duhet të jetë mbi palët, sjellja e tij nuk duhet të perceptohet si e njëanshme, në favor apo kundër. Sepse kjo e mundëson që të ruajë funksionin e arbitrit në këto kriza. E gjithë qasja për unitetin e popullit, duhet të mbizotërojë.”, tha Mërkuri.

Braho: Pyetja ime lidhet me atë që lexuat ju; A duhet të jetë presidenti garant i Kushtetutës?!

Merkuri: Ai është garant i Kushtetutës si çdo institucion tjetër. Në Shqipëri garant kushtetues ka pasur në kohë të ndryshme. Hera e parë ishte në 1932-shin. Garant në këtë kohë doli parlamenti i asaj kohe. Kjo gjë u ruajt dhe nga regjimi komunist. Në 91-shin, kushtetuta e 76-ës u shfuqizua pak. Këtu për herë të parë del garant kushtetues presidenti. Në atë kohë nuk kishim Gjykatë Kushtetuese. Ajo u krijua një vit pas. Prapë, dhe ligji i ri thotë; Gjykata Kushtetuese është garantë e Kushtetutës. Në 98-ën u hoq nocioni si; presidenti garant i kushtetutës. Me reformën e 2016-ës, rezulton se për Gjykatën Kushtetuese thuhet se gjykon kushtetutën dhe parimet e saj. Presidenti nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, apo të jetë kryetar partie. Në 92-shin iu bë amendim këtij ligji, ku iu la e drejta presidentit që të jetë dhe kryetar partie. Duhet të kuptojmë se ndalimet që kupton neni 89 është që të jetë kreu i shtetit dhe të jetë përfaqësues i unitetit të popullit, të jetë arbitër. Ai nuk mund të mbajë detyra të tjera publike. Pjesa më e madhe e presidentëve vijnë nga forca politike.

Kujtojmë se nisma për shkarkimin e Metës është firmosur nga 50 deputetë të PS, të cilët argumentojnë se Presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutë para, gjatë dhe pas fushatës elektorale të 25 prillit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb