Festimet për Jubileun Platinium të Mbretëreshës Elizabeth duket se mes të tjerash ka shërbyer edhe si një mënyrë për të rregulluar marrëdhëniet familjare… Kështu, Mbretëresha më në fund u prezantua me stërmbesën e saj, Lilibet.

Princi Harry dhe Meghan Markle prezantuan vajzën e tyre me Mbretëreshën gjatë një dreke private. Të pranishëm ishin edhe anëtarë të tjerë të Familjes Mbretësore. Nuk dihet nëse vëllai i Harry, William, ishte në drekë, dhe po ashtu nuk dihet as nëse babai i tij, Charles, ishte i pranishëm.

Marrëdhëniet e luhatura mes Harryt, babait dhe vëllait të tij për arsye të ndryshme vijojnë. Harry dhe Meghan kanë lënë të kuptohet se njëri prej tyre ka bërë komente raciste për djalin e tyre Archie.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ka shenja të qarta të një përçarjeje midis William dhe Meghan-Harry. Kjo u vërtetua edhe një herë nga pjesëmarrja e tyre në Shërbimin Kombëtar të Falënderimeve, të realizuar të premten. Ata u ulën në anët krejtësisht të kundërta të kishës dhe as nuk u takuan.

Harry, Meghan dhe fëmijët po marrin sigurinë që kërkuan … ata po mbrohen nga policia e armatosur. Duket se Jubileu po rezulton të jetë një festë e ngrohtë familjare në fund të fundit, të paktën, mes Mbretëreshës dhe stërmbesës së saj, Lilit.

Që kur ajo lindi më 4 qershor 2021, prindërit Princi Harry dhe Meghan kanë qenë vetëm një herë në Mbretërinë e Bashkuar, në një vizitë të shkurtër ku ata bënë një shkëputje për të parë Mbretëreshën ndërsa ishin rrugës për në Lojërat Invictus në muajin prill. Ditëlindja e parë do të festohet në ‘Frogmore Cottage’ të shtunën e ardhshme, vetëm pak larg nga Kështjella Windsor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb