PRISHTINE- Mbreti i Jordanisë ka thënë se zhvillimet e fundit, sidomos tragjedia e Parisit, tregojnë se jemi para një lufte tjetër botërore.

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II bin Al-Hussein në një konferencë për media gjatë vizitës që po zhvillon në Kosovë ka thënë se është i lumtur me përparimin që ka bërë Kosova që nga paslufta.

“Është kënaqësi të jem përsëri këtu dhe të shoh ndryshimet që janë bërë në Kosovë”. Ai ka theksuar se Kosova është shembull i tolerancës fetare, ndërsa ka komentuar sulmet e Parisit, që i ka quajtur shpërfaqje të tmerrit të terrorizmit, transmetojmë mediat kosovare.

“Kosova reflekton vlerat më të mira, vlera të cilat duhet t’i reflektojmë të gjithë. Sulmet e tmerrshme të Parisit tregojnë se grupet terroriste nuk respektojnë asnjë ligj në botë. I thashë presidentes Jahjaga se ne jemi pak para Luftës së Tretë Botërore”, tha mbreti i Jordanisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: