BRITANI E MADHE

Për gjatë gjithë ditës së sotme, mediat ruse kanë publikuar lajme false në lidhje me vdekjen e mbretit Charles. Lajmi për vdekjen e tij kishin shkuar deri në Ukrainë.

Deklarata, e datës 18 mars dhe me vulën e rezidencës zyrtare të monarkut britanik në Londër, thoshte: “Njoftimi i mëposhtëm është bërë nga komunikimet mbretërore. Mbreti ndërroi jetë në mënyrë të papritur dje pasdite.”

Në lidhje me këtë kanë reaguar ambasadat në Moskë dhe Kiev duke cituar burimet e tyre nga Londra. Ato raportuan në media në lajmet janë false.

Në deklaratë shkruhej se sovrani, i cili u diagnostikua me kancer gjatë muajit shkurt, jo vetëm që është gjallë, por ai vazhdon të kryejë angazhimet e tij institucionale dhe private.

Lajmi vijnë mes spekulimeve për shëndetin e Kate Middleton pas operacionit abdominal më 17 janar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: