Mbrojtësi i Milanit, Fikayo Tomori, në një intervistë të dhënë, ka thënë se kalimi te Milani e ka përmirësuar ndjeshëm. Tomori tregoi edhe për diferencat që janë mes futbollit italian dhe atij anglez, teksa më parë është aktivizuar te Chelsea.

“A ndihem si një mbrojtës modern? Po do të thosha po. Përpiqem ta përshtat lojën time duke u bazuar në kundërshtarët me të cilët përballem, kundërshtarë që kanë forca dhe karakteristika të ndryshme nga të miat. Bëj të pamundurën që gjithmonë të shtoj diçka për lojën time, përpiqem të përmirësohem sa më shumë.

Mundohem të bëhem një mbrojtës i gjithanshëm. Në futbollin e sotëm është shumë e vështirë sepse ka shumë elementë që mund të ndryshojnë në një sekondë gjatë ndeshjes. Mundohem të përmirësohem sa më shumë sa më shumë që të jetë e mundur në çdo ndeshje për të qenë versioni më i mirë i vetes.

Duke ardhur për të luajtur në Itali kuptova vëmendjen që i kushtohet detajeve në mbrojtje dhe sa e rëndësishme është të mos mbrohesh vetëm, por ta bëj këtë me shokët e skuadrës. Në Angli kam përdorur më shumë instinktin” – tha Tomori.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: