Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin policor “Stëbleva” nga i cili janë arrestuar tre të rinj nga Durrësi, të cilët lëviznin në një mjet të mbushur me lëndë narkotike.

Policia po ashtu ka sekuestruar një sasi kanabis, automjetin ku u gjet lënda narkotike dhe dy aparate celular.

NJOFTIMI I PLOTË
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se 3 shtetas po transportonin lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stëbleva”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A.B., 31 vjeç, Sh.H., 31 vjeç dhe A.P., 31 vjeç, të tre banues në Durrës.

Në fshatin Stëblevë,Librazhd, gjatë kontrollit të mjetit tip “Nisan ”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kg lëndë narkotike kanabis.

Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: