Katër humbje radhazi ishin një përjetësi në radhët e Kukësit, një ecuri jashtëzakonisht negative që kishte vënë në pikëpyetje të ardhmen e stafit drejtues por dhe objektivat për pjesën e mbetur të sezonit. Ndaj Apolonisë i vetmi rezultat që mund të shmangte çdo skenar të hidhur ishte fitorja. Goli i shpejtë i Ibrahimit nga pika e bardhë e penalltisë, pas vetëm 15 minutash lojë, krijojë iluzionin e një goleade.

Apolonia nuk u dorëzua dhe me fillimin e pjesës së dytë, Smaçi me një super gol barazoi shifrat.

Kukësi luajti gjithçka për gjithçka në minutat e mbetura, s’postoi Apoloninë në gjysmë fushë në kërkim të fitores, në minutën e 75-të ishte Peposhi që dërgoi topin në rrjetë duke rikthyer verilindorët në avantazh.

Goli i dha qetësinë e duhur Kukësit që pesë minuta më pas realizoi dhe golin e tretë me Eze, një gol që i jep frymëmarrje ekipit të Hallaçit dhe i mban në garë, të paktën për zonën europiane.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb