Ka përfunduar në sfidën gjysmëfinale ëndrra e Prestige MFC për të fituar Champions League në këtë edicion, pasi takimi kundër rivalëve të Nova Vita Targu Muresit, ka përfunduar me fitoren 2-0 të skuadrës rumune, dy gola të ardhur në pjesën e dytë të takimit dhe të realizuar nga goditje standarde.

Ka qenë një sfidë e ekuilibruar, ku skuadra e kapitenit Hysenbelliu ka kërkuar me të gjitha forcat të arrinte në finalen historike, por dy gola nga dy ekzekutime të mira standarte të rivalit, vulosën fatet e këtij takimi, kur në minutën e 33-të dhe 39-të, Prestige do të ndëshohet nga Nova Vita.

Por, pavarësisht humbjes në gjysmëfinale, kampionët e Shqipërisë të minifutbollit kanë shijuar një aventurë të jashtëzakonshme në Rimini, duke kaluar njëri pas tjetrit raunde dhe duke eliminuar kundërshtarë që ishin pretendentë potencialë për trofeun, ndërsa padyshim, eksperienca e akumuluar do të jetë një bazë e rëndësishme për sezonet e ardhshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb