Kopshti privat me histori 24 vjeçare “Zübeyde Hanım” në Tiranë, nuk gumëzhin me nga 253 vogëlushët e tij. Pas mbylljes së kopshtit me urdhër të ministrisë së Arsimit, prindërit nuk kanë dashur ta besojnë atë që dëgjuan në lajme, fëmijët kanë lëne rrobat dhe sendet e tyre pasi kopshtit ju vu dryni…Peter Bronkhorst, president i shoqërisë holandeze aksioner i vetëm i shoqërisë “Turgut Ozal Education” sh.a. nuk mund ta fshehë zhgënjimin kur thotë se kjo që ndodhi ishte rrufe në qiell të hapur.

“E shikoni dhe vetë, është krejt e qartë. Standardet në këtë kopsht janë mbi mesataren edhe të vetë Bashkimit Europian. Ata thonë që fëmijëve u rrezikohej jeta këtu? Ja, secili mund të dali në përfundime vetë. Ky vend nuk rrezikon jetën e askujt. Ja pra, ata që ekzekutuan vendimin, urdhërin e kishin më të rëndësishëm sesa vetë lumturinë e fëmijeve. Nuk është detyra ime të kritikoj sistemin, flas për atë që shikoj tani, dhe kjo pamje më trishton…”, tha Peter Bronkhorst, aksioner i vetëm i shoqërisë “Turgut Ozal Education.

Biznesmeni holandez në një intervistë për televizionin News 24 thotë se argumentet e ministrisë së Arsimit për të mbyllur kopshtin për faktin që godina u zhvendos pa leje dhe se nuk plotësonte kushtet higjeno-sanitare nuk bëjnë sens ashtu siç i duket absurdeargumenti i ministrisë sw Arsimit se fëmijët rrezikonin jetën në kopësht.

“Deklaratë interesante, e dëgjova në gjyq nga përfaqësuesit e ministrisë së Arsimit. Nëse mendon se e kuqja është jeshile, OK ashtu është e kuqja është jeshile. Por nëse merr mendimin e avokatëve dhe ekspertëve me të cilët unë jam në kontakt atëherë dalim ne një tjetër konkluzion. Nëse shikon shkollën dhe kopshtin e del në përfundim se jeta e fëmijëve këtu është në rrezik, atëherë ke shkuar shumë larg, nuk besoj se është korrekte”-, tha Peter Bronkhorst, aksioner i vetëm i shoqërisë “Turgut Ozal Education.

E gjithë kjo histori e ka shqetësuar tejmase por me shume e shqetëson lumturia e 253 vogëlusheve si dhe reputacioni i institucionit arsimor sepse ai thotë ai gjatë gjithë këtyre viteve, ka qenë dhe është i rëndësishëm interesi publik, interes më i lartë i fëmijëve dhe prindërve lidhur me standardet e edukimit. Më pas vjen biznesi.

“Jam shumë i shqetësuar. Nuk jam vetëm një biznesmen, jam shumë i merakosur për humbjen e madhe që u shkaktua nga urdhëri i gjykatës. Jam gjithashtu i shqetësuar për reputacionin por edhe për lumturinë dhe jetën e këtyre vogëlushëve, kjo është gjeja që më shqetëson më teper. Gjëja e vetme që mund tu them prindërve, është se do bëj gjithçka aq sa kam në dore, por si fillim do pres vendimet e sistemit tuaj të drejtësisë që duhen respektuar”, tha Peter Bronkhorst, aksioner i vetëm i shoqërisë “Turgut Ozal Education.
Por a po konsiderohet dërgimi i çështjes në Gjykatën e Arbitrazhit?

“Unë mbroj interesat e aksionarit në këtë shoqëri, e cila është një shoqëri holandeze. Për këtë çështje ka me shumë alternativa sesa gjyqi që po zhvillohet në Shqipëri, ne po i marrim parasysh të gjitha opsionet. Sa i takon Arbitrazhit, ne do ta marrim në konsideratë nëse duhet ta bëjmë ju do informoheni. Ne kemi kontaktuar ambasadën tonë lidhur me këtë çështje gjithashtu edhe kemi vënë në dijeni organizma të tjera ndërkombëtare”,-tha Peter Bronkhorst, aksioner i vetëm i shoqërisë “Turgut Ozal Education.

I pyetur nese shkolla “Turgut Ozal” do ketë të njëjtin fat me kopshtin “Zübeyde Hanım” Bronkhorst ngre supet…

“Për një vend që aderon të aksesohet në Bashkimin Europian as nuk mund ta mendoj një gjë të tillë”, tha Peter Bronkhorst, aksioner i vetëm i shoqërisë “Turgut Ozal Education.

I pyetur nga News 24 nese mbyllja e kopshit lidhet me ultimatumin e Presidentit turk Erdogan dhene kryeminisrit Edi Rama, Peter Bronkhorst nuk dëshiron të komentoje

“Ka një arsye gjithçka që ndodh, por nuk është e përshtatshme që teksa jam në Shqipëri, që është një vend shumë i bukur të bëj spekullime të tilla. Unë jam holandez, përfaqësoj aksioneret në këtë investim holandez ne këtë institucion arsimor. Nuk kam asnjë lidhje me orientimin filozofik apo preferencat politike të çfarëdolloji. Nuk kam asnjë koment në lidhje me këtë”

Zoti Bronkhorst përmendi edhe faktin se kishte lënë një takim ditën e hënë me ministren e arsimit Evis Kushi për të diskutuar, edhe pse takimi ishte konfirmuar, Bronkhorst-it nuk mundi ta gjejë në zyrë zonjën ministrja për ta pritur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb