Një i moshuar është mbytur në plazhin shqiptar këtë pasdite. Policia thekson se ka humbur jetën në det 78-vjeçari F. L., banues në Gjirokastër.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “BalkanWeb” se viktimë ka mbetur i moshuari Foto Labi, i cili dyshohet se ka pasur probleme kardiake dhe ka pësuar infrakt, duke u larë në det. Ai kishte shkuar në Shëngjin te goca e tij, që jetonte aty.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 08.05.2021, në Shëngjin, Lezhë është mbytur në det shtetasi F.L.,78 vjeç,  banues në Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb