Një grup prej 84 emigrantësh, nga Egjipti, Siria dhe Afganistani u mashtruan nga disa trafikantë, që kishin marrë përsipër që të trafikonin ata drejt Italisë.

Mediat greke shkruajnë se trafikantët kishin marrë nga 1 mijë euro për person dhe më pas i kishin braktisur emigrantët në një ullishte në zonën e Aydin në shtetin turk.

Trafikantët madje iu kishin thënë emigrantëve se i kanë dërguar në Itali, duke bërë që ta besojnë këtë gjë.

Banorë të zonës kanë njoftuar policinë për ngjarjen, ndërsa trafikantët ende nuk janë kapur.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb