Autoritetet greke kanë shkatërruar një bandë kriminale shqiptarësh të miturish në Zografou. Mediat greke shkruajnë se një bandë të miturish, 16-vjeçarësh hynin me forcë duke thyer bravat  në dhomat ke konvikteve studentore në Zografou.

Ata kishin kthyer konviktet studentorë në bastionin e tyre, si dhe kishin në dispozicion kokainë të ardhur nga Kolumbia, armë dhe thika.

Të miturit trafikonin drogë dhe kryenin vjedhje nga më të ndryshmet, ku përgjithësisht përdornin forcë për të hyrë në banesa të ndryshme. Nga operacioni policor u arrestuan 5 adoleshentë. Ata përdornin motoçikleta të vjedhura për të qarkulluar, ndërsa fotot e ruajtura në celularët e tyre i shfaqin duke mbajtur në duar armët.

Sakaq janë publikuar disa nga bisedat mes tyre.

Pjesë nga biseda:

-Vëlla, kam kokainë të pastër dhe pilula të mira.

– Të zezë e dua.

– Kam, sa do?

– Vëlla, dua tre, 10 euro grami?

-Po, ku do të takohemi? Nëse gjen dikë që do ekstazi apo ndonjë pilulë lsd, më thuaj. Sepse kam disa pilula që janë në shitje, janë të mira.

Sipas bisedave më njëri-tjetrin, ata operonin dhe reklamonin ‘produktet dhe shërbimet e tyre’ në grupe të vogla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: