Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar gjatë takimit “online” me demokratët e SHBA, arsyet se përse u rikthye sërish në politikë.

Ai thotë se, shpallja e tij ‘non grata’ ka ardhur vetëm për faktin se ka denoncuar shpërbërjen e kufijve të Kosovës, si dhe ka dalë kundra multimiliarderit Geroge Soros. Sipas Berishës, PD në pushtet do të krijojë marrëdhëniet miqësore më të shkëlqyera me SHBA-të.

“Më datë 20 maj, pasi mendoja pothuajse gjithë natën përse ma bënë këtë, çfarë kam bërë? Kam punuar për 30 vite për atdheun dhe arrita në përfundimin se nuk kishte qëllim tjetër veçse mbrojta që i kam bërë Kosovës. Menjëherë vendosa, nga një njeri që isha betuar të mos kthehesha në politikë, të kthehem fuqishëm për të mbrojtur Kosovën, interesin publik, deri në fund të jetës time. ju bëj thirrje, duke e ditur rolin e jashtëzakonshëm tuaj që të mobilizoni forcat për të mbrojtur Kosovën nga projektit e Vuçiç dhe veglës së tij Ramës në Tiranë.

Dy fjalë për zonjën ambasadore, që shpesh ia lejon vetes të bëhet sekretare e PS. Dy momente janë të pa pranueshme, përgëzimi që ju bëj zgjedhjeve në kundërshtim me çdo kod, rregull dhe qëndrim ndaj votës së lirë nga SHBA-të. Së dyti thirrja që ju bënë gazetarëve për të vendosur censurë ndaj foltores dhe Sali Berishës. Kjo për mua përbën një shkelje të rëndë. Këto momente gjykoj unë, jo që nuk janë amerikane, por mbretërinë e censurës dhe Geroge Soros e interesat e tij. Asgjë nuk humb respektin tonë për vendin e madh të lirisë. PD në pushtet do të ndërtojë marrëdhëniet miqësore më të shkëlqyera me vendin ku ju jetoni”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb