Më 22 qershor ‘Air Albania’ do të rinisë fluturimet e rregullta ku destinacioni i parë do të jetë Stambolli.

Lajmi është bërë i ditur nga kompania shqiptare përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’. Mësohet se të gjitha fluturimet e rregullta do të kryhen duke u bazuar mbi marrëveshjet shtetërore bilaterale për hapjen e kufijve pas situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

“Më 22 Qershor rifillojmë fluturimet e rregullta dhe destinacioni i parë: Stambolli! ??⁣
Të gjitha fluturimet e rregullta do të kryhen duke u bazuar mbi marrëveshjet shtetërore bilaterale për hapjen e kufinjve. #AirAlbania”, thuhet në njoftimin e “Air Albania”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb