TIRANE 

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur në rrugë në zonën e Paskuqanit, ku si pasojë ka mbetur një person i plagosur.

Forcat e policisë janë drejtuar për në vendngjarje për zbardhjen e situatës.

Në zonën e Paskuqanit është plagosur me armë zjarri (në këmbë) nga persona ende të paidentifikuar shtetasi Urim Vata, rreth 55 vjeç, njofton policia.

Shtetasi i dëmtuar aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: