TIRANË

Ish-deputeti i PD Gent Strazimiri, i rreshtuar në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha ka qenë sot pjesë e grupit që ka shkuar në selinë e PD, ku siç u tha do të zhvillohej një mbledhje. Pasi dyert janë gjetur të mbyllura, Aldo Bumçi dhe Strazimiri kanë folur për mediat.

Nga ana tjetër, kreu i PD Lulzim Basha ishte në kafe, ku ftoi edhe gazetarët. E pikërisht me kafen e ka nisur prononcimin dhe Strazimiri i cili i kujtoi betejën Bashës, duke theksuar se nëse do kishte betejë nuk do ishte në kafe. Ai deklaroi se më datë 8 do jenë 44 mijë demokratë që do duan të hyjnë në seli.

“E keni në kafe tani keni gjë për t’i thënë? Nuk ka punë tjetër veç se të pijë kafe. Premtoi betejë pa kompromis. Ky oborr i shkretëtirës, godina e zbrazëtisë së madhe. Nëse do kishte betejë nuk do ishte në kafe. Sot ky oborr do gumëzhinte nga demokratët. Asnjë demokrat s’duhet të kishte dilemën a do i hapet dera apo jo. Ky oborr i zbrazët, kjo godinë e mbyllur në këtë mënyrë tregon frikën nga demokratët, jo nga regjimi, me regjimin e ka grurë. janë 44 mijë vetë që duan të hyjnë në PD më datë 8. Këta thjesht kanë ndërmend ta mbajnë të zbrazët e të shkretë këtë godinë. Më datën 8 do marrin xhevapin, kjo është shtëpia e demokratëve. Kjo godinë dhe ky oborr nuk mund të rrinë të zbrazëta”, tha Strazimiri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: