RINAS

Arrestohet në flagrancë një shtetas turk në Rinas, shpallet në kërkim një tjetër.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasi E. B., 30 vjeç, banues në Turqi.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi M. K., 40 vjeç, banues në Turqi.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të shtetasit E. B. kanë dyshuar se ky shtetas nuk kishte paraqitur dokumentin e tij të identifikimit.

Gjatë kontrollit të detajuar me pajisjet logjistike bashkëkohore që tashmë ka në dispozicion Policia Kufitare, rezultoi se dokumenti që ai kishte paraqitur ishte i falsifikuar, si dhe pas verifikimeve të kryera rezultoi se e kishte siguruar dokumentin e falsifikuar, nga shtetasi M. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: