Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi po tentonte të udhëtonte drejt Anglisë me dokumente false. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Ladimir Muça. Shqiptari u arrestua në aeroportin e Catanias në Itali pasi ishte nisur të udhëtonte drejt Londrës.

‘Catania news’ shkruan se agjentët e kontrollit doganor pasi dyshuan mbi origjinalitetin e dokumentit të paraqitur nga shqiptari, verifikuan se ato ishin false.

Si fillim 44-vjeçari u arrestua dhe pas disa procedurave u la i lirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: