Rubin Hebaj është vlerësuar me çmimin “lojtari i vitit” në Superligën e Uzbekistanit. 25-vjeçari shqiptar, i cili mban veshur fanellën e Andijan ka luajtur në 23 ndeshje kampionat dhe ka shënuar 12 gola, ndërsa ka dhënë 2 asiste.

Në votimin e kryer nga njerëz të fushës në Uzbekistan, Hebaj nuk kishte konkurrencë, teksa grumbulloi më shumë se 10 pikë distancë nga ndjekësi më i afërt.

Futbollisti është një titullar i padiskutueshëm te skuadra e drejtuar nga Aleksandr Khomyakov. Andijan renditet në vendin e shtatë me 40 pikë. Kujtojmë që Hebaj është lojtari i parë shqiptar që luan në Uzbekistan.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: