Rubin Hebaj i jep duart skuadrës nga Uzbekistani, Andijan. Sulmuesi 25-vjeçar ka vendosur të ndajë rrugët me klubin, pas një viti mjaft pozitiv. Hebaj realizoi 12 gola në 23 ndeshje, duke u vlerësuar edhe si futbollisti i vitit. Ai ka zgjedhur të transferohet në Arabinë Saudite, ndërsa në një postim të bërë, nuk mungojnë falënderimet për ekipin e Andijan.

“Viti kaloi shumë mirë. Jam ndjerë absolutisht i mrekullueshme këtu. Do të jetë e vështirë, jo e lehtë, ë largohesh nga një atmosferë e tillë.  Andijan do të jetë gjithmonë klubi im i preferuar pas ekipit tim në Shqipëri. Kam shumë respekt për tifozët e ekipit. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më mbështetën dhe besuan në mua. Mendoj se është lamtumirë, por jo për mirë.

Sigurisht, u jam shumë mirënjohës të gjithë bashkëlojtarëve të mi për vitin e kaluar. I falënderoj për këtë transferim. Shpresoj që “Andijan” të mund të tregojë rezultate më të mira çdo vit.  Kjo është një mundësi e mirë dhe një zgjedhje e mirë për të ardhmen dhe karrierën time. Unë dua të ndihmoj klubin tim të ri dhe të kontribuoj në pjesëmarrjen e tyre në Ligën Pro Saudite sezonin e ardhshëm. Unë gjithashtu do të doja të luaja me ta kundër yjeve të futbollit” – Shkruajti ai.

Kujtojmë që Hebaj ishte futbollisti i parë shqiptar që u transferua në Uzbekistan.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: