Nedim Bajrami i lëshon një sinjal të qartë trajnerit Sylvinho, fantazisti kuqezi realizoi një gol fantastik përballë Cremonese, një gol trepikësh që konfirmon edhe një herë cilësitë dhe klasin e tij. Ylli kuqezi u hodh në fushë si zëvendësues, në minutën 68-të, ndërsa në fundin e sfidës, në minutën e 92-të, kur rezultati ishte 2-2, Bajrami me një ekzekutim perfekt dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar Sassuolo-s tre pikë më shumë peshë.

Nedimi
Nedimi

Në përfundim të sfidës, Bajrami u vlerësua me notën 7: “Futet në lojë me këmbën e duhur, gran gol me të djathtën që i dhuron tre pikët. Nëse kthehet në versionin e tij më të mirë mund të jetë përcaktues”, shkruajnë mediat italiane.

Në një intervistë për DAZN, Bajrami theksoi: “Ishte një gol i rëndësishëm në një ndeshje të madhe nga i gjithë ekipi, duhet të vazhdojmë kështu. Kam gabuar disa herë përpara portën në javët e fundit, sot topi u fut në rrjetë dhe jam shumë i lumtur. Personalisht ndihem shumë mirë këtu, djemtë më kanë pritur mirë. Ku mund të arrijë Sassuolo? Ne nuk e shohim klasifikimin, të vazhdojmë kështu”, u shpreh Bajrami pas ndeshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb